top of page
Search

Verifikoni në kohë reale nëse keni detyrim për të deklaruar DIVA 2024

  • Writer: Aubeel Studio
    Aubeel Studio
  • Mar 13
  • 1 min read

Tax Test është shërbimi më i ri elektronik i Administratës Tatimore, i cili ka për qëllim të informojë të gjithë individët për të kuptuar nëse e kanë apo jo detyrim deklarimin e DIVA 2024.


I thjeshtë në përdorim, ky shërbim është i organizuar sipas një pyetësori që i përgjigjet në kohë reale çdo individi (rezidentë apo jorezidentë), në përputhje me të ardhurat e tij.


Sqarojmë individët se nuk është e nevojshme të vendoset emri i përdoruesit apo fjalëkalimi, dhe se informacioni nuk përmban të dhëna konfidenciale, por është i ndërtuar në bazë të disa pyetjeve shumë të thjeshta, që japin informacionin e nevojshëm nëse individi plotëson ose jo kriteret për të qenë subjekt deklarimi për DIVA 2024.


Administrata Tatimore bën me dije se afati i deklarimit dhe pagesës së DIVA 2024, sipas ligjit të ri, është data 31.03.2025 dhe se subjekt deklarimi për vitin 2024 janë ata individë që:


  • Kanë realizuar të ardhura bruto 1.200.000 lekë ose më shumë nga të gjitha burimet, jo vetëm nga paga;

  • Kanë qenë në më shumë se 1 marrëdhënie punësimi gjatë të paktën 1 muaji;

  • Gjatë vitit 2024 kanë realizuar të ardhura më shumë se 50.000 lekë, për të cilat nuk është mbajtur tatim (shembull: Qiradhënie për individë të paregjistruar, si: Qira ditore apo nga platformat Booking, AirBnB etj).


Ftojmë të gjithë individët të dorëzojnë DIVA 2024 brenda këtij muaji, 31 mars dhe të përdorin shërbimin "Tax Test" për të verifikuar paraprakisht nëse përmbushin detyrimin ligjor për të deklaruar DIVA 2024!





 
 
bottom of page