top of page
Search
Writer's pictureAubeel Studio

Tatimet: Depozitoni të dhënat e pronësisë apo kontratën e qirasë për vendushtrimin e aktivitetit ekonomik në e-Filing

Updated: Aug 8

 

“Mosdeklarimi i adresës së ambjentit ku ushtroni aktivitet konsiderohet kundërvajtje administrative me ligj”

 

Administrata Tatimore fton të gjithë tatimpaguesit, që brenda datës 20 Tetor, të deklarojnë ne e-Filing informacionin mbi statusin e pronësinë ose jo, të vendit/vendeve të ushtrimit të aktivitetit të tyre ekonomik, si dhe të dorëzojnë dokumentacionin përkatës që e vërteton ata (dokumentin e pronësisë, kontrate qeraje etj.).

 

Ky informacion shërben për përllogaritjen e saktë të Tatimit në Burim si dhe krijimin e mundësisë për parambushjen e Deklaratës së të ardhurave personale, për individët subjekt deklarimi.

 

Depozitimi apo përditësimi i këtyre të dhënave, nga llogaria personale ne e-filing, duhet të plotësohet nga çdo tatimpagues, pra nga çdo NIPT, si për adresen kryesore ashtu edhe për ato sekondare,  duke ndjekur 5 hapat, si më poshtë vijon:

 

  • Klikoni në seksionin e-Filing Im

  • Klikoni Profili Im në listën e shfaqur

  • Në seksionin në të majtë, “Detajet e Tatimpaguesit”, klikoni tek Adresa

  • Në seksionin Adresa Kryesore që do të shfaqet klikoni në logon e shtëpizës

  • Në tabelën që shfaqet do të plotësoni të dhënat që kërkohen te “Detajet e objektit ku ushtrohet aktiviteti” dhe ngarkoni vërtetimin e pronësisë ose kontratën e qirasë

 Informacionin e detajuar për mënyrën dhe hapat që duhet të ndiqni e gjeni në dokumentin “Manual i Plotësimit të Detajeve” (ilustruar si bashkëlidhur).   

 

 

Kujdes!

Ky informacion duhet plotësuar për çdo njesi biznesi, qoftë NIPT kryesor apo sekondar.

 

 

Depozitimi i të dhënave të mësipërme bazohet në kërkesat e Ligjit nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në RSH” i ndryshuar, neni 23, pika 1, si dhe të Ligjit nr. 87/2019 “Për Faturën dhe Sistemin e Monitorimit të Qarkullimit”, i ndryshuar.

 

Mosdhënia e këtij informacioni konsiderohet kundërvajtje administrative!







17 views
bottom of page